FIDANISHTJA

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në Dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas largimit të ambasadorit Michael Davenport, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka emëruar Cornelia Taylor si Ushtruese Detyre të Shefit të Misionit.

Taylor, në një fjalim të mbajtur sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, prezantoi raportin e saj mbi situatën aktuale në Kosovë.

Ambasadori britanik në OSBE, Neil Holland, i cili gjithashtu mbajti një fjalim, vlerësoi raportin e Taylor.

Holland theksoi se Mbretëria e Bashkuar ndan shqetësimin për mungesën e progresit në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, një çështje që, sipas tij, vazhdon të ketë ndikime negative për qytetarët e zakonshëm dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Mirëpresim vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të hyrjes për mallrat serbe. Ky është një hap pozitiv drejt mundësimit të tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, duke përfituar ekonomikisht qytetarët e rajonit,” deklaroi Holland.

Mobi Casa

Ai bëri thirrje për angazhim konstruktiv nga të dyja palët, Kosovë dhe Serbi, në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për përmbushjen e detyrimeve, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori britanik rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe multietnike, duke inkurajuar përfshirjen e plotë të komuniteteve joshumicë në jetën publike.

Holland gjithashtu përmendi rastin e sulmit në Banjskë të shtatorit 2023, duke bërë thirrje për drejtësi dhe bashkëpunim të plotë nga Serbia për të luftuar kontrabandën e armëve ndërkufitare.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës dhe do të vazhdojë të përkrahë integrimin e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar,” përfundoi Holland.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.