UBT

Britani, vrasin të bijën, marrin burg të përjetshëm

/ 1 minutë lexim

Një çift i lindur në Pakistan është dënuar me burg të përjetshëm nga një gjykatë britanike për shkak se në vitin 2003, “për shkaqe nderi”, kanë vrarë vajzën adoleshente të tyre.

Iftikhar Ahmed, 52 vjeç dhe gruaja e tij Farzana, 49 vjeçe janë dënuar nga një gjykatë në veri-perëndim të Anglisë me minimum 25 vjet secili për shkak të ngufatjes së vajzës 17 vjeçare të tyre Shafilea.

Hidromorava

Motra e Shafileas, Alesha i ka thënë jurisë se nëna e saj kishte thënë, “Hajde ta kryejmë me të”, derisa i kishin futur një qese plastike në gojë të ndjerës para fëmijëve të tjerë, raporton Rel.

Prokurorët thanë se çifti Ahmed, që jetonte në qytetin në Ëarrington, e ka vrarë vajzën e tyre për shkak se shprehitë “perëndimore” si grimi dhe bisedat me djemtë, e kanë turpëruar familjen.