Uji Dea

Brezi kufitar po zbrazet, rinia nuk sheh perspektivë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fshatrat kufitare Kokaj, Bilinicë, Stublinë, Muçibabë, Karaqevë janë prekur më së shumti nga ikja e të rinjve. Selver Lenjnani thotë se shteti i Kosovës duhet të zgjohet nga gjumi sa nuk është bërë vonë.

Brezi kufitar që dikur jetonte nga gjallëria e të rinjve dhe fuqia punëtore tashmë nuk është e njëjta, për shkak të largimit të të rinjve në drejtim të shteteve të Evropës.

Fshatrat që më së shumti janë prekur dhe po preken nga ikja masive janë Kokaj, Bilinica, Stublina, Muçibaba e Karaqeva.

Selver Lenjani mendon se shteti i Kosovës duhet të zgjohet nga gjumi sa nuk është bërë vonë.”Rinia dhe motori i Kosovës po na ik nga atdheu, ata nuk po shohin perspektivë në këtë vend me këta politikanë dembel” shprehet Lenjani.

Uji Dea

Lenjani mendon se shteti i Kosovës duhet të investojë shumë në brezin kufitar, në mënyrë që ta ndaloj me çdo kusht largimin e rinisë.

Muhameti një djalë 34 vjeçar nga një fshat kufitar thotë se të gjitha shpresat i ka tek Gjermania.”Aplikoj çdo muaj në ambasadën gjermane dhe pres të kam fat. Asnjë punë tjetër nuk bëjë derisa të largohem nga Kosova sepse këtu fuqia punëtore nuk paguhet meritueshëm” shprehet ai.

Edhe, Milazimi një 44 vjeçar thotë se ka fëmijë dhe familje të cilët nuk mund t`i mbajë me pagën e Kosovës. “Fëmija kërkojnë kushte, kërkojnë jetë normale si të tjerët dhe unë me pagën e një punëtori fizik nuk po mundem asnjë dëshirë tua plotësojë fëmijëve dhe normalisht që pres ta braktisë Kosovën” u shpreh ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.