UBT

Brezi kufitar ndanë mirënjohje për institucionet e sigurisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Për ndër të 17 Shkurtit, shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Bashkësia lokale e Karaqevës ka ndarën mirënjohje për Komandën e Policisë së Kamenicës, për nën togerin të Policisë regjionale në Gjilan zotin Shaban Azizi si dhe komandës rajonale të Gjilanit, si dhe për Prokurorinë e shtetit në Gjilan që përfaqësohet nga Arben Kadriu. Poashtu mirënjohje janë ndarë edhe për pjesëtarët e KFOR-it.

Mobi Casa

“Në emër të Bashkësisë lokale, jemi shumë mirënjohës për këto institucione, veçanërisht për KFOR-in dhe për Policinë e Kosovës. Pa ndihmën e këtyre institucioneve është e pamundur jetesa në brezin kufitar. Përzemërsisht Bashkësia lokale e fshatit Karaqevë u jemi mirënjohës shumë për kontributin e dhënë vazhdimisht që nga viti 2001 e deri më sot, ku Serbia pretendon shkëputjen e kësaj pjese të territorit për banorët e brezit kufitar. Kontributi i dhënë e dëshmon se KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë dhënë maksimumin për ruajtjen e territorit të kësaj pjese” ka thënë Selver Lenjani./rajonipress/