Brezi kufitar i tëri në tym e flakë
Gjilan – Vija e brezit kufitarë Kosovë-Serbi ka përfshirë nga flakët fshatin Kokaj,Bilinicë,Dobrosinë,Stublinë e Myqibabë.
Zjarret e furishme kanë përfshirë disa fshatra në brezin kufitarë me Serbinë. Aktualisht zjarret kanë përfshirë një perimetër të fshatrave kufitare duke filluar nga fshati Kokaj,Bilinicë,Stublinë,Dobrosinë e Muqibabë.
Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi në Gjilan është ndier i shokuar me këto zjarre dhe i befasuar me heshtjen e banorëve të këtyre fshatrave. Ndryshe ka shpjegimin drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Blerton Ajeti.
Sipas Ajetit zjarrfikësit e Gjilanit janë treguar të gatshëm që të depërtojnë dhe të ndihmojnë edhe ekipet e Preshevës për të shuar zjarrin,por ende nuk kanë marrë leje për të hyrë.
“Ne i kuptojmë shqetësimet e banorëve sepse po digjen male të vjetra,por nuk kemi autoritet që të hyjmë në territor të Serbisë” tha Ajeti.
Ndryshe sipas banorëve të Bilinicës e Stublinës këto fshatra tashmë janë shndërruar në vende tymi e shkretëtire.”Gjithçka po digjet dhe nga tymi edhe jeta është bërë e padurueshme” tha Avniu banor nga Bilinica.
Kurse banorët e fshatit Stublinë që kanë male në vendin e quajtur Zelenka afër punktit të Serbisë thanë se këto male tashmë janë djegur tërësisht ./rajonipress/