Fundamenti

Breshëri dëmton kulturat bujqësore të fshatrave të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Kryetari Kastrati së bashku me drejtorin Arifi vizituan fermerët e Zajqecit për të parë dëmet e shkaktuara nga breshëri. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi dhe zyrtarë nga kjo drejtori ditë më parë kanë vizituar fshatin Zajqec për të parë nga afër dëmet që iu janë shkaktuar së fundmi fermerëve nga breshëri.

Fermerët të cilët u vizituan janë fermerë që merren me kultivimin e pemëve në sipërfaqe të mëdha.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se fermerëve u kanë sqaruar se komisioni i krijuar nga komuna do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe do t’i dërgojnë në Ministrinë e Bujqësisë.
“Ditë më parë bashkë me drejtorin e bujqësisë Naim Arifin, vizituam fshatin Zajqec i cili ka qenë më i prekur nga dëmet e shkaktuara nga breshëri. Këtyre fermerëve që merren me kultivimin e pemëve me sipërfaqe të mëdha, i siguruam që komisioni i krijuar nga komuna do të bëj vlerësimin e dëmeve të cilat mund t’i dërgojnë më pas në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Kastrati.

FITORJA

Ndërsa edhe Drejtori i DPBZHR-së, Naim Arifi tha se kjo vizitë u bë me qëllim të njoftimit nga afër për dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe për t’i dal në ndihmë këtyre fermerëve.
“Kjo vizitë u bë për qëllim të njoftimin nga afër me dëmet e shkaktuara breshëri në Zajqec, dhe për të shprehur përkushtimin tonë si drejtori dhe si komunë për t’i dalë në ndihmë fermerëve tanë, për të ofruar sa më shumë prodhime vendore”, tha Arifi.

Ndryshe drejtoria e DPBZHR-së ka formuar edhe një komision i cili është duke realizuar vizita në teren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe pastaj këto vlerësime palët mund t’i dërgojnë në ministrinë përkatëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.