Breshëri dëmton gjithçka në fshatin Stublinë
Gjilan – Të hënën pasdite një breshër i furishëm ka dëmtuar të gjitha të mbjellurat duke shkaktuar dëme të mëdha. Zymer Osmani tha se breshëri ka ra pa ndërprerë për minuta të tëra dhe pothuajse ka dëmtuar të gjitha kulturat bujqësore.
Zymer Osmani thotë se ka pasur të mbjellura të gjitha kulturat bujqësore, por breshëri tashmë i ka dëmtuar të gjitha. “Jam i tronditur sepse breshër të tillë nuk ka pasur për shumë vite. I tërë mundi ynë tashmë ka shkruar huq” u shpreh Osmani.
Osmani tha se zyrtarët komunal kanë dal të martën në vendin e ngjarjes dhe presim që bile komuna të paguaj dëmin./rajonipress/




