RCCOLA

Bresalci,Poneshi e Pograxha bëhen me ujësjellës e kolektor modern

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Qemajl Mustafa të hënën ka nënshkruar marrëveshjen me CDI zvicerane për rregullimin e projektit të ujësjellësit në Ponesh e Bresalc dhe rregullimin e kolektorit në Pograxhë në vlerë të 1 milion eurove.

CDI zvicerane në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit,kompaninë “Hidromorava” dhe Qeverinë e Kosovës do të jenë investitor të një projekti shumë domethënës për tri fshatra të Gjilanit. Poneshi,Bresalci dhe Pograxha kësaj radhe janë përfitues të një investimi prej 600 mijë eurosh,gjegjësisht 400 mijë euro në Pograxhë që do të bëhen me ujësjellës e kolektor modern.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa së bashku me Astrit Vokshin e CDI dhe Mirvete Hotin nga kompania “Hidromorava” kanë nënshkruar marrëveshjen e implementimit të këtij projekti shumë kapital .

Qemajl Mustafa tha se fatmirësisht rajoni i Gjilanit ka një mbulueshmëri prej 80% të rrjetit të ujësjellësit. Sipas tij aktualisht është duke u rivitalizuar edhe pjesa e mbetur në Cërrnicë,Livoq të Epërm dhe më vonë edhe në Llashticë.

Mustafa e ka vlerësuar domethënës projektin e investimeve në fshatrat Ponesh,Bresalc e Pograxhë ,që kap vlerën e 1 milion eurove, mjete këto që pastaj ndahen në participim të CDI-së, 45%, Komunës 35 % dhe Qeverisë 25 %.

Uji Dea

Mustafa tha se komuniteti është hequr fare nga participimi për shkak të kushteve të vështira,por ata do të participojnë pastaj në kyçjet individuale.

Mustafa u ka bërë apel banorëve të fshatrave të Gjilanit që ta kuptojnë se uji është artikull i çmuar dhe nuk duhet të keqpërdoret.

Astrit Vokshi nga CDI zvicerane tha se ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2013 dhe ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e këtyre fshatrave.

Edhe, Mirvete Hoti drejtoresh në kompaninë “Hidromorava” tha se është mirë që po investohet në vendet rurale,por pikërisht në këto fshatra është problem kyçja individuale.”Ne realisht po operojmë me humbje, siç është fshati Malishevë ku vetëm 10 % e ujit faturohet kurse 90 % e tij humbet.

Edhe përfaqësuesit e fshatrave Ponesh,Bresalc e Pograxhë, Elez Muji,Halil Shala dhe Ejup Uruqi u shprehen të gatshëm që të bashkëpunojnë rreth realizimit të projektit.”Ne jemi tepër të lumtur që ky projekt po nisë mbarë dhe fshati Bresalc po bëhet me ujësjellës modern” tha Elez Muji./rajonipress/