Mobi Casa

Bresalci madhështor, vulosi fitoren plebishitare të Lutës më 19 nëntor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Brecalci, Poneshi, Zhegoci, Verbica e Zhegocit, Gadishi dhe Kishnapola, me anë të një tubimi madhështor të organizuar sot, kanë vulosur fitoren plebishitare të Lutës së Gjilanit më 19 nëntor.

E, Luta i LDK’së e pat të zorshme të flas pas brohoritjeve e duartrokitjeve frenetike të të pranishmëve.

“Faleminderit për mbështetjen plebishtitare dhe historike në Bresalc dhe në fshatrat tjerë të kësaj zone më 22 tetor. Rikonfirmimi më 19 nëntor më bën më të përgjegjshëm në punë dhe këtë mbështetje do t’ua kthej me angazhim më të madh. Do të vazhdojmë me punët e mëdha në kuadër të katërshes infrastrukturore për këtë zonë”, u shpreh kryetari Lutfi Haziri.

Eco Higjiena

Kryetari Haziri pohoi se do të aplikoj qeverisje më ‘agresive’ në mandatin e ri, duke punuar me orar të tejzgjatur me ekipin e tij dhe për të qeverisur me duar të pastra, dyer të hapura e me transparencë të plotë për qytetarët.

Në këtë tubim, Haziri e ka vlerësuar lartë dëshmorin Ibrahim Uruqi, i cili tha se është njëri nga kryengritësit më të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: