ARKATANA

Bresalci e konfirmoi mbështetjen dhe mobilizimin për votë masive ndaj listës së LDK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Banorët e Bresalcit bashkë me Poneshin, Verbicën e Zhegocit, Kishnapolen dhe Sllakocit, i kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga LDK e Gjilanit, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Veprimtarët, gratë dhe rinia e LDK-së janë shprehur njëzëri se janë mobilizuar për votë masive ndaj LDK-së më 14 shkurt.

Falënderues ndaj banorëve atje për këtë përkrahje është shprehur nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Degës, Lutfi Haziri, i cili tha se mobilizimi në Bresalc është edhe më i madhes ai për zgjedhjet lokale të vitit 2017, kur u bë fitorja plebishitare.

“Faleminderit veprimtarëve, gra e burra, pleq e plaka e të rinj e të reja të Bresalcit, Verbicën e Zhegocit, Kishnapolen dhe Sllakocit, për këtë përkrahje masive ndaj listës së LDK-së. Këtë mobilizim të sotëm e kam parë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ndaj meje. Keni arsye të madhe për këtë mbështetje sepse kandidatët tanë janë larg më të mirë se të tjerët. Më 14 shkurt, ne, rugovistët e përbetuar, do të dalim faqebardhë”, ka thënë Haziri.

Edhe kandidatët për deputetë të LDK-së janë shprehur falënderues për këtë përkrahje, duke thënë se Gjilani është modeli më i mirë në nivel Republike për investimet komunitare në zonën urbane dhe në fshatra.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

FIDANISHTJA

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80 dhe

Ajet Avdyli – 83

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.