UBT

Bresalci dhe Pogragja me zemër me Albin Kurtin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me disa nga kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit kanë takuar banorët e Bresalcit dhe të Pogragjës.

Ai paraqiti para të pranishmëve programin politik e ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti e paraqiti subjektin e tij politik si sinonim i ndryshimit dhe zhvillimit të vendit. “Lëvizja Vetëvendosje është infrastrukturë publike për të gjithë ata që dëshirojnë ndryshim. Nuk jemi super strukturë që i vendoset sipër popullit, por infrastrukturë që i shërben e kujdeset për mirëqenien e popullit”.

Në programin ekonomik të Alternativës qeverisëse të Kurtit parashihet krijimi i një fondi sovran dhe një banke zhvillimore, që për qëllim ka zhvillimin e industrisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Arsyeja kryesore pse Lëvizja Vetëvendosje duhet, e do të fitoj, është orientimi dhe programi i saj. Vetëvendosje në aspektin ekonomik dëshiron që të formoj një fond sovran të Republikës së Kosovës i cili do të jetë aksionari kryesor në industrinë e vendit. Mbështet prodhuesin vendor, zëvendëson importet dhe rritë eksportin. Paralelisht më këto edhe një bankë zhvillimore që i zbret kamatat e larta të bankave aktuale dhe me kredi të buta e afatgjate e ndihmon zgjerimin e ekonomisë industriale”.

Ai ndër të tjerash u zotua se me qeverisjen e tij pagat e zyrtarëve shtetëror nuk do të jenë me shifra të larta. “Paga e zyrtarëve të lartë shtetëror nuk do të jetë më shumë se trefishi i pagës mesatare në vend. Pra, nëse zyrtarët shtetëror dëshirojnë t’i rrisin pagat e tyre, ata në fillim duhet të bëjnë të mundur rritjen e pagës mesatare në vend, njëkohësisht i’u rriten edhe paga e tyre”, ka thënë Kurti në këto takime me banorët e Bresalcit dhe të Pogragjës.

Uji Dea

Gjithashtu në këto takime janë paraqitur edhe disa nga kandidatët e LVV nga Gjilani, duke elaboruar dhe sqaruar programin e LVV nëpër fusha te caktuara përkatëse.

Ajo që vlen të theksohet në këto dy takime, si në Bresalc, por edhe në Pogragjë interesimi ishte tejet i madh për të dëgjuar kryeministrinë e ardhshëm Albin Kurtin, ndonëse dihet se tashmë jemi në ditën e dytë të ramazanit thuhet në njoftimin e LVV./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.