KKVITI

Brenda 24 orëve shtatë aksidente trafiku, policia apelon për kujdes në trafik

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ankuesi Shqiptar Shtetas i Kosovës raporton se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij Opel me targa 06 është goditur nga vetura tjetër VË Kombi me targa po 06 të cilën e drejtonte vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, ku në bazë të raporteve mjekësorë dy persona janë lënduar, si dhe dëme materiale janë shkaktuar në dy veturat.

Rasti procedohet në Prokurori në procedurë të rregullt.
Vlenë të ceket se vetëm në njëzet e katër orëve të fundit janë raportuar shtatë aksidente trafiku.

Mobi Casa

Polica e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal kanë shtuar patrullimet nëpër rrugët rajonale me qëllim preventimin e aksidenteve, apelohet për kujdes të shtuar vozitësit, sepse me rënien e temperaturave nëpër segmente të rrugëve mundë të ketë edhe ngrica, andaj kontrollet e shtuara nga ana e policisë do të bëhen në drejtim të kërkimit të pajisjeve dimërore në mënyrë që automjetet që qarkullojnë nëpër rrugë të jenë të përgatitur teknikisht në mënyrë që mos të vinë deri te aksidentet ka apeluar Ismet Hashani./rajonipress/