Fundamenti

Breivik formoi pikëpamjet për myslimanët në fëmijëri

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Vrasësi norvegjez i krahut të djathtë, Anders Behring Breivik, ka thënë në gjykimin e tij se përvojat gjatë fëmijërisë i kanë ndihmuar të formësojë qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Breivik përmendi se një nga miqtë e tij të ngushtë ishte “kërcënuar” nga një i ri shqiptar i Kosovës, ndërsa ishte duke pritur për tramvajin, në vitin 1995.
Breivik, 33-vjeçar, tha se kur ishte shtatëvjeçar, i ati turk i mikut të tij, ia shkatërroi biçikletën e tij, sepse ai e fyeu atë.

Ai gjithashtu pohoi se në moshën 15-vjeçare, ishte qëlluar me shuplakë nga një shofer pakistanez, pasi kishte hipur në pjesën e jashtme të një karroce.

Dhe, ai tha se një nga miqtë e tij të ngushtë ishte “kërcënuar” nga një i ri shqiptar i Kosovës, ndërsa ishte duke pritur për tramvajin, në vitin 1995, transmeton Sky Neës.

Breivik lexoi listën e ankesave nga një fletë letre, e mbushur me dorëshkrim, në Gjykatën e Oslos.

Ai tha se kishte dëgjuar se motra e njërit prej miqve të tij ishin prerë me thikë – një incident për të cilin ai nuk dinte asgjë rreth, por sërish fajësoi myslimanët.

“Të marra veç e veç, të gjitha këto episode nuk janë kaq serioze”, i tha Breivik gjykatës, por ai shtoi se së bashku ata kanë kontribuar në formimin e pikëpamjet e tij për myslimanët.

Ai shtoi se një fije e përbashkët në këto incidente ishte se shteti iu dha strehim familjeve myslimane në njërën nga lagjet luksoze në lindje të Oslos.

Kur u pyet nga gjyqtari nëse ai kishte ndonjë eksperiencë pozitive me myslimanët, Breivik u përgjigj: “Një gjë e mirë për myslimanët është se ata janë shumë besnikë”.

Uji Dea

“Kodi i nderit është shumë i rëndësishëm për ta: ata janë të parët që të ndihmojnë në qoftë se ka një përleshje”.

Breivik gjithashtu iu referua disa sulmeve të mëparshme me motive raciste në Norvegji, të tilla si vrasjet e Arve Beheim Karlsen dhe Benjamin Hermansen, të dy të rinj norvegjeze me prejardhje të huaj.

Pas kësaj, policia në Norvegji mori “dritën jeshile” të prishë krahun e djathtë në Norvegji, u ankua Breivik.

Ai ka pranuar bombardimin e një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, i cili vrau tetë persona korrikun e kaluar, dhe kryerjen e sulmit të tërbuar me të shtëna në një kamp të të rinjve të angazhuar në politikë, në ishullin Utoya, ku 69 veta të tjerë vdiqën.

Por, ai u shfajësua se viktimat kishin tradhtuar vendin e tyre duke përqafuar emigracionin, shkruan Sky Neës.

Seanca ishte pjesë e provave të mbrojtjes, e cila përfshinte ekspertë të tillë, si një psikiatër dhe një studiues akademik.

Gjendja mendore e Breivikut është çështje kyç që mbetet të vendoset gjatë gjykimit.

Nëse gjendet fajtor, ai do të përballet me 21 vjet burgim, edhe pse ai mund të mbahet më gjatë, nëse konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë. Nëse deklarohet i çmendur, ai do të dërgohet në një institucionin psikiatrik.