FITORJA

Breivik dënohet me 21 vjet burgim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata e Norvegjisë të premten e shpalli Anders Breivikun të shëndoshë mentalisht për vrasjen e 77 personave me armë dhe me bombë vitin e kaluar, duke e dërguar atë në burg për më së paku 21 vjet, pasi refuzoi kërkesën e prokurorisë për ta shpallur të akuzuarin të sëmurë mendor.

Anders Breivik akuzohet për terrorizëm dhe vrasje masive.

Ai ka pranuar se e ka orkestruar shpërthimin e bombës në Oslo, nga e cila u vranë 8 vetë, dhe pastaj të shtënat e tij, që në shënjestër kishin pjesëmarrësit e një kampi veror në një ishull, që organizohej nga Partia Laburiste në qeveri.

Fundamenti

Në këtë sulm në ujdhesë, ai i vrau 69 vetë, kryesisht të rinj, që kishin lidhje me Partinë Laburiste.
Në të kaluarën ai ka thënë se sulmet ishin protestë kundër politikave imigruese liberale të Norvegjisë dhe ishte e domosdoshme që të parandalohet që Norvegjia të mos mbizotërohet nga myslimanët.

Ai nuk ka shprehur pendim për vrasjet.
Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin e tij si “sulmin politik më të sofistikuar dhe më spektakular në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, dhe theksoi se kështu do të vepronte përsëri, transmeton rel.

Gjykata në Oslo e ka shkarkuar njërin nga tre anëtarët e jurisë, për shkak të komenteve të tij në Facebook, se Breiviku e meritonte dënimin me vdekje.
Gjyqtari-porot, Thomas Indreboe, në komentet e tij në ditën pasi ishte bërë masakra, kishte shkruar se “dënimi me vdekje është e vetmja finale korrekte në këtë rast”. Në sistemin juridik në Norvegji nuk ekziston dënimi me vdekje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.