FITORJA

Bregu: Refuzimi i BE dëmton Kosovën si shtet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e sheh me kritika të thella, vendimin e Bashkimit Europian, për ti refuzuar Kosovës liberalimin e vizave.Në emisionin “Kronikë e pambaruar” në Ora News, deputetja demokrate tha se ky vendim i Bashkimit Europian demton Kosovën si shtet, për shkak se qytetarët do kërkojnë nështetësi të tjera për të fituar lëvizjen e lirë.

Bregu: Që sot të mos kenë mundësi qytetarët shqiptarë të Kosovës të lëvizin pa viza në Europë. Është një rrezik akoma dhe më i madh që po t’ia rreshtosh rrezikut për fondamentalizimin, sot krijon një situatë sanduiç në Ballkan.Sepse krijon atë situatë të padëshiruar kur një komb është shtet, por në një situatë si kjo mund të rrezikojë të mos jetë më shtet për faktin që qytetarët kosovarë për të përfituar një të drejtë që e kanë të gjithë detyrohen që të marrin nënshtetësi nga vende të tjera për të përfituar lëvizjen e lirë. Dhe ky besoj që është një rrezik i madh që Europa nuk mund ta lërë si çështje të poli tikës së jashtme të saj.

Duke analizuar situatën në rajon, Bregu vlerëson se problemet e brendshme kanë dëmtuar Shqipërinë që të jetë lider.

Bregu: Me andrrallat tona së brendshmi, ku ne shumë më me dëshirë dhe me zjarr jemi të fokusuar për ti nxjerrë sytë njëri-tjetrit këtu, e kemi shumë të vështirë të luajmë këtë rol pastaj edhe për rajinin. Nuk nxisim konflikte dhe kjo është një nga vlerat e tjera që shqiptarët duhet ta promovojnë, jemi gjithmonë për fqinjësi të mirë, nuk kemi nisur asnjëherë asnjë luftë, por të keqen e kemi pasur gjithmonë mes vetes.

Mobi Casa

Ish-Ministrja e Integrimit, u ndal tek euroskepticzimi dhe mundësia e shpërberjes së unionit.

Ajo tha se Europën e mbajnë peng burokratët në Bruksel, duke e cilësuar të vonuar proçesin e zgjerimit.

Deputetja demokrate, ishte skeptike duke theksuar se e rrethuar nga një sërë krizash, Bashkimi Europian e ka të pa qartë të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.