Bregdeti i Durrësit nga sot pa ujëra të zeza

“Durrësi do të ketë ujëra të pastra dhe turistët do të vërshojnë në bregdetin e tij”. Këtë garanci e dha kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot teksa inauguroi impiantin pastrimit të ujërave të zeza, raporton BW.
“Durrësi me këtë impiant do të hyjë në hartën e qyteteve me ujërat më të pastra në rajon dhe Europë. Durrësi me këtë impiant do të rrisë në mënyrën më të ndjeshme kapacitetet e tij turistike. Çdo turist do ketë dëshirë të kalojë pushimet mes ujërave të pastra dhe mikpritjes të madhe”, u shpreh ai.
Durrësi është një pikë reference për shumicën e pushuesve nga Kosova.