RCCOLA

Breane prapë probleme me shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Porno-ylli shqiptar, që bën filma në SHBA, përsëri ka pasur një debat të ashpër me shqiptarët në profilin e saj në Twitter. Ajo ka kërkuar që shqiptarët ta lënë rehat

Breanne Benson assesi nuk po arrin të bëhet rehat me shqiptarët.

Aktorja e filmave pornografikë, në një debat që ka pasur në Twitter, ka thënë se shqiptarët nuk po e lënë atë rehat, edhe pse për punën e saj tashmë e di edhe familja e saj.

“Të dashur shqiptarë, po ua them këtë për herë të fundit. Nëse nuk ju pëlqen ajo çfarë bëj, atëherë vetëm mund të më puthni B… nga largësia. Shtypni këto në letra tualeti, shpërndajeni këtë lajm sa më shumë”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, shqiptarë po e kërcënojnë jo vetëm atë, por tërë familjen e saj.

Uji Dea

“Më kërcënuan mua duke më thënë se do i tregojnë familjes time, pasi e dinë emrin tim. Por, tashmë e tërë familja e di këtë gjë dhe ne kemi lidhje të shkëlqyer. Kështu që pirdhuni”.

Realisht, Breanne kishte reaguar edhe më parë kundër disa komentuesve shqiptarë, që kishin kërkuar nga aktorja e filmave pornografikë që mos të bëjë më filma të këtillë.

“Përsëri po më përgojojnë , shqiptarët e zhurmshëm dhe të paditur! Duke më dhënë leksioni M… pse unë bëj filma pornografikë! Qesharake, ata pse më flasin nëse nuk e dëshirojnë karrierën time”, tha ajo të mërkurën.

Breanne ka bërë një sërë filmash porno në SHBA, kurse për momentin ka thënë se është duke pranuar role vetëm me skena të lesbikeve dhe jo të skenave me meshkuj.