Uji Dea

Brazili, mposht bindëshëm Spanjën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Rio de Janeiro – Futbollistët e Brazilit sonte fituan për herë të tretë Kupën e Konfederatave, pasi në ndeshjen finale i shkaktuan një disfatë të thellë Spanjës me rezultatin 3:0. Brazili erdhi në epërsi që në minutën e 2-të të takimit, pas një rrëmuje që u krijua para portës së Casillasit. Fred u gjet më së mirë në një rrëmujë të krijuar para portës së spanjollëve dhe i shtrirë për toke nga dy-tre metra largësi ia doli të plasojë topin në rrjetin e spanjollëve.

Brazili zbatoi një lojë shumë agresive nëpër tërë fushën dhe arriti t’i ndalë sulmet e futbollistëve të Spanjës, kurse në sulm pati edhe disa raste të mira shënimi. Me kalimin e kohës futbollistët spanjollë arritën të lirohen deri diku nga presioni dhe në minutën e 41-të pati rastin më të mirë.

Në një kundërsulm të shpejt me tri katër pasime topi erdhi deri të Pedro, por kur ky e dërgoi topin në rrjet dhe të gjithë menduan se topi do të përfundojë në rrjet, mbiu David Luiz dhe e devijoi topin në korne.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm katër minuta më vonë (44) Brazili e dyfishoi epërsinë me anë të talentit të madh Neymar, i cili pasi mori një pasim të mirë, nga afro 15 metra anash në të majtë, me një goditje të fuqishme nga rreth 15 metra e dërgoi topin prapa shpinës së Iker Casillasit.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga mediat spanjolle (Marca), shpejtësia e goditjes së topit nga ana e Neymar me rastin e shënimit të këtij goli ishte 110 kilometra në orë.

Mobi Casa

Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 47-të 78 mijë shukues në stadiumin Maracana sërish në trans. Golin e tretë sërish e shënoi qendërsulmuesi Fred, i cili erdhi në posedim të topit në anën e majtë të fushës dhe më një goditje të plasuar për toke mposhti Casillasin.

Në minutën e 54-të, penallti për Spanjën. Jesus Navas, i cili e zëvendësoi Arbeloan e dobët, depërtoi në zonën e rreptësisë së Brazilit, kurse Marcelo “ra” në një fintë të tij dhe e rrëzoi. Mirëpo, Sergio Ramos nuk e shfrytëzoi rastin më të mirë dhe huqi për disa centimetra shtyllën vertikale të portës së Julio Cesar.

Në minutën e 68-të, Gerard Pique startoi afër zonës së rreptësisë ndaj Neymarit , kurse arbitri holandez këtë start e kualifikoi si të rëndë dhe e ndëshkoi me karton të kuq. Por, nga gjuajtja e lirë Neymar nuk ishte aq i saktë sikur kundër Italisë.

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, së pari Pedro e më vonë edhe zëvendësuesi David Villa patën raste të mira shënimi, por portieri brazilian reagoi shkëlqyeshëm dhe e pamundësoi zbutjen e disfatës së thellë të Spanjës.(koha)