Braktisja e Kuvendit nga partitë opozitare me efekt të vogël juridik dhe thëllim i krizës

“Blloku opozitar duhet të ketë plan të qartë se si të veprojë më tej, nëse vendos të tërhiqet nga Kuvendi. Nëse e ndajnë mendjen të largohen nga Kuvendi, atëherë këtë duhet ta bëjnë që të tri partitë opozitare. Natyrisht, askujt nuk i duhet një Kuvend pa opozitë”, ka thënë Mushkolaj për Indeksonline.
Analisti Imer Mushkolaj vlerëson se askujt nuk i duhet një Kuvend pa opozitë, mirëpo nëse tri partitë opozitare vendosin të largohen nga Kuvendi, duhet ta bëjnë trijat.
“Blloku opozitar duhet të ketë plan të qartë se si të veprojë më tej, nëse vendos të tërhiqet nga Kuvendi. Nëse e ndajnë mendjen të largohen nga Kuvendi, atëherë këtë duhet ta bëjnë që të tri partitë opozitare. Natyrisht, askujt nuk i duhet një Kuvend pa opozitë”, ka thënë Mushkolaj për Indeksonline.
Mirëpo, sipas tij, opozita duhet të jetë e kujdesshme në veprimet e veta, pasi që siç ka thënë ai, çdo përçarje vetëm sa do ta dëmtojë e dobësojë atë.
“Tashmë blloku opozitar duhet ta rishikojë strategjinë e kundërshtimit qeveritar, duke ofruar alternativë konkrete qeverisëse dhe në të njëjtën kohë duke vazhduar me protesta gjithsesi të qeta. Veprimet e dhunshme i shkojnë për shtati vetëm koalicionit qeverisës”, ka thënë tutje Mushkolaj.
Në anën tjetër, ligjëruesi në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë se metodat e opozitës mund të kenë efekt të vogël juridik, duke komentuar idenë e dy partive, AAK dhe Nisma, për t’u larguar nga Kuvendi.
Hoti thotë se me këtë veprim të opozitës vetëm sa do të thellohej kriza, sepse sipas tij, pozita e i ka numrat dhe kuorumin. Mirëpo Hoti mendon se për të dal nga kriza ka vetëm një mundësi, Qeveri Teknike.
“Metodat e opozitës, në fakt, përfshirë edhe këtë të fundit, kanë pak efekt juridik, por më shumë se sa juridik kanë efekt të legjitimitetit. Me fjalë të tjera, në kuptimin numerik, faktet tregojnë që pozita ka numrat, prandaj edhe nëse nuk është prezent opozita, sigurohet kuorumi dhe mund të ecet më tutje, në kuptimin e legalitetit dhe funksionalitetit në Kuvend. Në kuptimin e legjitimitetit apo bindjes së qytetarëve, mendoj se kriza vetëm sa thellohet, sepse kjo logjika e bojkotit në fakt përfshirë edhe këtë veprim të opozitës, e qon vendin pa shmangshëm drejt adresimit të këtyre problemeve politike dhe sipas mendimit tim, i bëjnë zgjedhjet të pashmangshme”, theksoi Hoti për Indeksonline.
Profesori Hoti vlerëson se zgjedhjet nuk ka kushte të organizohen në këtë kohë, mirëpo fundi i vitit mund të jetë si variant.
“Sa i përket afateve kohore është çështje teknike, në kuptimin e pjekurisë politike, mendoj që zgjedhjet janë të pamundshme këtë vit, ose në variantin më të mirë në fund të këtij viti sepse më e mira që do t’i bënte mirë edhe demokracisë dhe vendit do të ishte të krijohej një qeveri teknike, pa përkatësi politike”, tha Hoti.
Dje, dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma e kanë hedhur në opinion idenë që ta braktisin Kuvendin, mirëpo kjo ide nuk është mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje. /Indeksonline/