RCCOLA

Brahimi luan me Zvicrën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Siç është pritur, Mërgim Brahimi të mërkurën është paraqitur me ngjyrat e Përfaqësueses U-21 të Zvicrës, për të ditë më parë e la ekipin U-21 të Shqipërisë, me të cilin i kishte zhvilluar tetë ndeshje.

Mesfushori kosovar me helvetikët luajti si titullar në miqësoren ndaj përfaqësueses U-21 të Sllovakisë, e cila edhe fitoi me rezultat 0:1.

Megjithatë, para ndeshjes Brahimi kishte deklaruar për tabloidi e njohur zviceran, ‘Blick’ se ende është i pavendosur për të vazhduar me Zvicrën apo për t’iu kthyer Shqipërisë.

Mobi Casa

Mirëpo, tani nëse Brahimi vendos të kthehet në kampin kuq e zi, dyert mund t’i gjej të mbyllura. Kjo pasi Federata Shqiptare e Futbollit ditë më parë ka merr vendim të prerë që asnjë futbollisti mos t’ia jap dy shanse për tu vesh kuq e zi.

Duhet theksuar se ngjyrat e Zvicrës përballë sllovakëve përveç Ibrahimit i kanë mbrojtur edhe tre futbollistët tjerë shqiptarë: kapiteni Pajtim Kasami, Arlind Ajeti e Hekuran Kryeziu. Edhe këta të tre të fundit kanë luajtur si titullar.