RCCOLA

Brahimi i bie pishman që la Shqipërinë

/ 2 minuta lexim

Futbollisti kosovar Mërgim Brahimi kërkon të rikthehet në kombëtaren kuqezi. Futbollisti 20-vjecar i ekipit zviceran Grasshopers ka shfaqur shenja pendese pas refuzimit që i bëri Kombëtares pak muaj më parë për faktin se u grumbullua nga përfaqësuesja U-21 e Zvicrës.

Burimë zyrtare të Super Sportit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmojnë se Brahimi, ka kontaktuar jo në mënyrë të drejpërdrejtë me shefin se zyrës së talentevem Redi Jupi, për të kuptuar nëse dyert e kombëtares janë ende të hapura për të, edhe pse në muajin shkurt i theu zemrat e shqiptarëve duke refuzuar ftesën e trajnerit Skënder Gega për ndeshjen miqësore me Maqedoninë.

Përgjigja e Jupit mësohet se ka qenë negative, sepse kombëtarja kuqezi nuk është një institucion të cilin futbollistët mund të përdorin për interesa personale.

Uji Dea

Edhe nëse zyra e talenteve do ta pranonte kërkesën e Brahimit, rikthimin e tij në kombëtare nuk e lejon një vendim i komitetit ekzekutiv të Federatës shqiptare të Futbollit, sipas të cilit nëse një futbollist refuzon grumbullimin në përfaqësuese, ai nuk mund të rikthehet në asnjë rrethanë, edhe nëse do të jetë shumë I nevojshëm për skuadrën.

Kjo masë ekstreme është marrë për t’u kujtuar të rinjve me origjinë shqiptare që nëse pranojnë të veshin fanellën kuqezi duhet ta repsektojnë atë deri në fund, në të kundërt do të përjashtohen përgjithmonë.