UBT

Brad Pitt për 2 milion dollarë ‘sulmon’ Sulejmanin e madhërishëm

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Brad Pitt kundër Sulejmanit të Madhërishëm. Aktori hollivudian do të paraqitet në shtatë pjesë të serialit të famshëm turk “Sulejmani i Madhërishëm” dhe atë si komandant i ushtrisë kundërshtare.

Timor Savçi, producent i këtij seriali që ka pushtuar televizionet në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën, e ka konfirmuar lajmin për udhëheqësin dhe gazetarin e njohur televiziv, Sabaha Jukselu Altugu.

Siç shkruajnë mediat turke, aktori amerikan për këtë rol i ka kërkuar 2 milionë dollarë, ndërsa produksioni “Tims” ka pranuar t’ia paguaj këtë shumë aktorit. Megjithatë, siç shkruan sajtin i Armenisë Yerkir.am, Pitt për këto para do të xhiroj vetëm një episod, transmeton Orainfo.

Uji Dea

Tregimi se Pitt do të luaj në njërën nga serialet më të popullarizuara në Evropë, ka nisur qysh në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa albaëaba.com shkruan se ai do ta luaj një princ evropian i cili do të luftoj kundër Sulejmanit të Madhërishëm.

Mediat turke shkruajnë se, në rast se Brad Pitt e refuzon rolin, atëherë si zëvendësues shihet Mel Gibson.