KV

Bozdag: T`i ruajmë dhe avancojmë vlerat e përbashkëta

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bekir Bozdag zëvendëskryeministër i Turqisë i shoqëruar edhe nga Naim Tërnava,Songul Ozan,Mustafë Bajrami dhe Omer Daku kanë marrë pjesë në hapjen solemne të medresesë së mesme Alaud-din në Gjilan, investim i organizatës qeveritare turke Tika.

“Unë po ndihem si në vendin tim”.Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag të shtunën në Gjilan, i cili i shoqëruar nga myftiu i Kosovës Naim Tërnava,ambasadorja e Turqisë në Kosovë Songul Ozan, Mustafë Bajrami kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan,Omer Daku nënkryetar i Gjilanit,Rexhep Altepe kryetar i Bursës dhe deputet të Turqisë mori pjesë në hapjen solemne të medresesë së mesme Alaud-din në Gjilan.

Bozdag është pritur në mënyrë madhështore nga shumë qytetar të Gjilanit .Ai në fjalimin e tij ka folur për marrëdhëniet Turqi-Kosovë,për ndihmën e Turqisë gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe për të gjitha të mirat dhe investimet që po bënë Turqia në Kosovë.

Bozdag tha se Turqia ishte me ju në kohërat më të vështira,më të rënda por edhe më të ëmbla. “Gjatë luftës populli turk është lutur për fatin e popullit të Kosovës dhe kështu ka vazhduar edhe pas luftës,edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ne jemi aq shumë të lidhur me Kosovën saqë nëse gëzohet një kosovarë atëherë ta dini se gëzohemi edhe ne. Duhet ta dini se gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës televizionet e Turqisë e kanë dhënë 24 orë këtë ngjarje”.

Bozdag duke folur rreth zhvillimeve në Kosovë tha se Turqia do të vazhdon ta mbështes,përkrah dhe ndihmojë Kosovën edhe më tutje.”Kultura,historia,qytetërimi,feja dhe traditat tjera mbroni dhe avanconi. Edhe urat tona duhet t`i ruajmë ,t`i avancojmë si vlera të përbashkëta sepse kemi një kulturë,një fe. Këto tradita duhet të avancohen dhe mos të mbeten vetëm si suvenir. Edhe hapja e kësaj medreseje është mirë të jetë një qendër e një djep i gërshetimit të kulturave e traditave” tha ai.

Eco Higjiena

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava pasi ka folur për kontributin e Turqisë dhe popullit të saj dhënë Kosovës tha se për 50 vite të komunizmit u rrënua e tërë infrastruktura e Bashkësisë Islame në Kosovë. “Përkundër kësaj ne kemi mbijetuar dhe kemi ruajtur vlerat myslimane” .Tërnava tha se ndihma e Turqisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë as në të ardhmen tha ai.

Mustafë Bajrami kryetar i bashkësisë Islame në Gjilan tha se kjo medrese kishte filluar të funksionojë qysh para një shekulli. “Edhe tani kjo godinë do të jetë vazhdim i historisë shekullore sepse pikërisht në vitin 1875 filluan të mësohen fjalët e para të allahut” tha Bajrami.

Kurse Omer Daku nënkryetar i komunës e ka falënderuar shtetin turk për kontributin e madh që po jep në përkrahje të Gjilanit e Kosovës.”Tika turke është e pranishme me investime edhe në Gjilan dhe në sferat e rëndësishme të jetës” tha Daku.

Përurimin solemn të medresesë e kanë bërë Bekir Bozdag , Naim Tërnava ,Mustafë Bajrami dhe Songul Ozan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.