Fundamenti

Botime të reja nga Selim Leka

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Libri Edukatë Qytetare për klasën e VI për mësim zgjedhor (MZ) si dhe për gjithë qytetarët e niveleve të ndryshme nga autori Selim Leka.

Libri Edukatë Qytetare për klasën e VI për mësim zgjedhor (MZ) si dhe për gjithë qytetarët e niveleve të ndryshme u ofron njohurit të rëndësishme nga fusha e qytetarisë. Megjithatë, njohuritë mbi qytetarin nuk merren vetëm me libra, por edhe nga ndërlidhjet dhe ndërveprimet e përditshme me njerëzit me grupet dhe me institucionet e shumta shoqërore.

Për të qenë qytetar i një vendi, për të qenë aktorë i denjë i jetës dhe i përvojës sociale, nevojiten jo vetëm njohuri mbi botën dhe shoqërinë por edhe njohurit mbi vet-veten. Për të plotësuar ketë nevojë ky libër përbëhet prej këtyre kapitujve(pjesëve) siç janë:

1. Kapitulli i parë(pjesa) e parë-Komunikimi përfshinë:
Si komunikojmë me të tjerët, komunikimi i drejtpërdrejt( direkt) dhe komunikimi indirekt (tërthorazi) etj.

2. Kapitulli(pjesa) e dytë përfshin sjelljen e qytetarëve siç janë: disa rregulla të sjelljes ku bëjnë pjesë: pranë tryezës, në telefon, në rrugë, në autobus, në tren, në lokalet zyrtare, në parqet e qytetit, në teatër, në kinema etj.

3. Kapitulli(pjesa) e tretë- Qytetaria në grup përfshinë: rolet në grupe shoqërore, marrëdhëniet në grupë, aftësi qytetare: si të organizojmë një takim besa, vetëpërmbajtje, përsëritje etj.

4. Kapitulli(pjesa)e katërt:Qytetaria në familje përfshinë: si ka ndryshuar familja, ligjet për familjen, funksionet e familjes, aftësi qytetare: përdorim i televizionit si burim informacioni, kompromisi, të falësh, përsëritje, sistemi ynë arsimor, cili është arsimi më i mirë për ju, detyra dhe drejtat tona në shkollë: aftësi qytetare, përdorimi i tekstit shkollor, aftësi qytetare: Si të lexojë një pikturë ose një foto, krijimtaria, respekti etj.

Eco Higjiena

5. Kapitulli(pjesa) e pestë: qytetaria në shkollë përfshinë: llojet e bashkësisë (komunitetit), ku bashkësitë apo komunitetet kanë shumë qëllime, ku qytetaret i shërbejnë komunitetit, të njohim bashkësitë apo komunitetin fqinjë grupet vullnetare, aftësi qytetare: puna në grupe, kuraja, ndihma, përsëritje: qytetare ne komunitet, parimet (principet) e të drejtave te fëmijëve.

6. Kapitulli (pjesa) gjashtë: e vërteta, shkaku, pasoja dhe drejtësia përfshinë: e vërteta, shkaku, pasoja dhe drejtësia, përsëritje etj.

7. Kapitulli(pjesa) e shtatë: Të drejtat dhe liritë e njeriut përfshinë:

-Të drejtat dhe liritë e njeriut në dokumentet ndërkombëtare,-Të drejtat kryesore të qytetarit, si duhet të shkruar një letër një zyrtari, minoritetet dhe grupet e tjera shoqërore, grupet e vogla shoqërore, handikapët, të moshuarit, të punojmë së bashku për të drejta të barabarta, të drejtat e fëmijëve,liria, të njohim shoqatat, përsëritje etj.

8. Kapitulli(pjesa) e tetë: Përgjegjësitë e njeriut përfshinë: Ç’ është përgjegjësia, detyrat dhe përgjegjësit e qytetarit, plotësimi i përgjegjësive, si na ndihmojnë ligjet të njohim përgjegjësit e qytetarit, plotësimi i përgjegjësive, si na ndihmojnë ligjet të njohim përgjegjësit tona, pjesëmarrja në juri etj.

9. Kapitulli(pjesa) e nëntë:Mbrojtja e shëndetit përfshinë:Burimet mjekësore, droga, alkooli, duhani, AIDS-i sëmundja e shekullit, krimi në moshat e reja, njeriu ndërron pamjen e natyrës etj.

10. Kapitulli(pjesa) e dhjetë: Zhvillimi historikë i të drejtave të njeriut flet për idenë e të drejtave dhe lirive njerëzore që është shumë e vjetër për lirit dhe të drejtat e njeriut është menduar pothuajse në të gjitha epokat(etapat, periodat) e zhvillimit të shoqërisë. Vullnet e punë të mbarë arsimtarëve dhe suksese në mësime, nxënësve si dhe sjellje të mira qytetarëve të të gjitha niveleve. Ky tekst(libër) nuk lejohet të ribotohet pa autorizimin e autorit./nijazi ramadani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.