Fundamenti

Botërori pa Majlindën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Majlinda Kelmendi nuk do të marrë pjesë në Kampionat Botëror. Xhudistja pejane ka udhëtuar me kontingjentin kosovar në Astana të Kazakistanit, ku do të mbahet ky eveniment, por trajneri i saj, Driton Kuka, ka vendosur që kampionia e dyfishtë botërore, të mos rrezikojë, për shkak të problemeve fizike të kohëve të fundit. Pas operimit të gjurit, 24-vjeçarja së fundmi kishte probleme edhe me shpinën, prandaj nuk ishte e gatshme për këtë eveniment. “Sot mora vendim që kampionia e dyfishtë botërore, të mos garojë në këtë garë.

Majlinda sot dukej e mërzitur, sepse të tillë janë kampionët e mëdhenj, duan ta japin gjithmonë maksimumin, por ajo do të përgatitet për Lojëra Olimpike, ku presim që ta plotësojë të vetmen medalje që ende s’e ka në koleksionin e saj”, ka thënë trajneri Kuka.

Uji Dea

“Sivjet, Majlinda pati së pari lëndim të gjurit, e kohët e fundit të shpinës, prandaj performanca e saj sipas meje s’ka qenë ende në nivel për Botëror”, vijoi ai. Ndërkohë, Kuka ka njoftuar se në gara do të marrin pjesë dy garueset tjera kosovare, Nora Gjakova (57 kg) dhe Distria Krasniqi (52 kg).

“Besoj se ato do të luftojnë dhe performojnë ashtu si duhet”, përfundoi Kuka. Majlinda pritej të merrte pjesë në Botëror, por megjithatë, në fund, në konsultim me trajnerin Kuka, vendosën të mos rrezikojnë, pasi pejania dëshiron të jetë sa më e gatshme për Olimpiadën e Rios./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.