Eko Higjiena

Bota me gjashtë, shqiptarët me tri monumente presidentësh amerikanë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Washington – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo presidenti i është ndërtuar një statujë në shenjë respekti e nderimi. Disa prej tyre kanë më shumë se një monument, ndërsa vetëm 9 nga ta kanë monumentet jashtë Amerikës. Siç bën të ditur rtk-ja, tre presidentë amerikanë i kanë monumentet e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

Në Kosovë i është ndërtuar presidentit Bill Clinton statuja që u zbulua nga vetë z. Clinton në nëntor 2009 në bulevardin që mban emrin e tij në Prishtinë. Ishte kjo mirënjohja nga populli i Kosovës për vendimet politike që mori presidenti amerikan bashkë me aleatët për ndërhyrje ushtarake kundër forcave serbe në Kosovë dhe Serbi në mars 1999, që përfundimisht çuan në lirinë e Kosovës.

Bashkia e qytetit Fushë Krujë me kryetarin e Bashkisë me prejardhje kosovare, Ismet Mavriqi, vendosi t’i ngirsë statujën presidentit George W. Bush për kontributin e tij në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për përzgjedhjen e qytetit të Fushë Krujës për të pirë

Mobi Casa

kafe gjatë vizitës së tij në Shqipëri në qershor 2007. Në Greqinë fqinje është ngritur monumenti i presidentit Harry Truman si mirënjohje për ndihmën që SHBA i akorduan Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Statuja e Truman-it ishte objekt sulmi dhe minimi në protestat antiamerikane duke e zhvendosur nga piedestali dy herë. Presidenti amerikan, më heret komandant i forcave aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dwight Eisenhower ka monumentin e tij në Londër për rolin dhe meritat e tij prej ushtaraku. Presidentit John Kennedy i është ndërtuar lapidar në Kamerun, ndërsa presidenti amerikan gjatë Luftës Civile, Abraham Lincoln është nderuar me statujë në Meksikë.Një tjetër president amerikan, më pak i njohur qoftë në Amerikë apo jashtë saj, Rutherford Hayes është shumë i nderuar me monumente, emra rrugësh e institucionesh në Paraguaj në Amerikën Latine për rolin e tij dhe ndihmën këtij vendi gjatë luftërave dhe negociatave me Argjentinën.

Shqipëria, në 100 vjetorin e pavarësisë nderoi presidentin, Woodrow Wilson me monument në Tiranë në shenjë nderimi për kontributin e tij në mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Dhe së fundi, presidenti akual Barack Obama është nderuar me monumente në Indeonezi, ku kaloi disa vite si fëmijë dhe në Kinë, ku statuja e tij thuhet se simbolizon energjinë që i ka dhënë botës.’ (koha)