Boshnjakut nga Serbia i kapet vetura e falsifikuar tek “Dheu i Bardhë”

Gjilan – Policia Kufitare tek “Dheu i Bardhë” ka ndaluar të dyshuarin mashkull Boshnjak shtetas nga Serbia të cilit i është konfiskuar një veturë civile e tipit “Shkoda” njoftoj policia e Kosovës, raporton rajonipress.
Sipas policisë vetura është konfiskuar pasi që gjatë kontrollit ka rezultuar se dokumentacionet e veturës janë te falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt./rajonipress/