GRANDEMALL

Borziloku, vlera shëndetësore të padiskutueshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë, duket se ka vlera ashtu sikurse populli ka besuar gjithmonë.

Borziloku është i pasur në flavanoide, substanca bimore të cilat kanë potencial të lartë antioksidues dhe anti-inflamator. Në sajë të kësaj force, arrihet të shihet efekti mbrojtës ndaj dëmtimeve të kromozomeve nga rrezatimi dhe nga oksigjeni reaktiv.

Një studim rishikues, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer” në vitin 2013, hetoi efektet e mundshme të borzilokut në trajtimin e kancerit. Ai rezultoi se borziloku, në sajë të përmbajtjes në përbërës bio-aktiv si eugenoli, acidi rosmarinik dhe acidi karnosik, mund të luajë rol mbrojtës kundër kancerit të lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive, sipas të dhënave në eksperimente laboratorike.

Efektet anti-plakje

Studimet vërtetojnë atë çka popujt kanë besuar dhe praktikuar në shekuj. Borziloku mbron qelizat e mëlçisë, zemrës dhe trurit nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira.

FIDANISHTJA

Efekte të tjera të dobishme

-Qetëson ënjtjet dhe ul inflamacionin, efekte të vërtetuara në studim klinik ku u krahasua efekti i borzilokut me një grup kontrolli, i cili ishte nën trajtim me medikamentet klasike.

-Posedon veti anti-bakteriale në sajë të vajrave volatile që përmban, një arsye më shumë përse të përdorni salcë borziloku në sallatat tuaja.

-Ofron një kokteil të shkëlqyer ushqyes për qelizat që ndërtojnë enët e gjakut, si vitamina A dhe Magnezi.

-Dhe së fundmi, ofron shije të pakrahasueshme për gatimet tuaja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.