UBT

Borxhi i jashtëm i Kosovës në rritje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës ka shënuar rritje për 9% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin privat dhe borxhin publik, në fund të qershorit 2013 arriti vlerën 1.5 miliard euro, 9% më i lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm bruto (394.8 milionë euro apo 26% e borxhit të jashtëm bruto).

Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë i cili në fund të qershorit 2013 ishte 331.1 milionë euro. Rritja e borxhit qeveritar kryesisht i atribuohet kredisë nga FMN-ja në kuadër të programit Stand-By që Kosova ka me FMN-në”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës mbi statistikat e sektorit të jashtëm.

Borxhi i sektorit privat, i cili në fund të qershorit 2013 shënoi vlerën prej 1.1 miliardë euro, përbën 74% të borxhit të jashtëm bruto të Kosovës.

FIDANISHTJA

“Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja direkte (612.4 milion euro) e pasuar nga huamarrjet e bankave komerciale (183 milion euro).

Sektorët e tjerë të ekonomisë (institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare), në fund të tremujorin e parë të vitit 2013 kanë pasur një borxh bruto prej 324.1 milion euro. Në këto kategori dominojnë kreditë tregtare të kompanive kosovare importuese të mallrave”, thuhet në raportin e BQK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.