Fundamenti

Borrell nga New York-u me mesazh për Kosovën dhe Serbinë: Të nis zbatimi i marrëveshjes për normalizim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se Kosova dhe Serbia duhet që pa vonesa të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve.

“Të dyja palët ranë dakord për këtë rrugë drejt normalizimit më herët këtë vit. Kjo është diçka e detyrueshme për ta dhe kërkohet nga palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në këtë zbatim. Dhe shpresoj që së shpejti të nxjerrim një deklaratë me konsideratat e ministrave për këtë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Borrell.

Ai shtoi se ajo çfarë kërkojnë ata si BE është “që të fillohet zbatimi në bazë të propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme, dhe kjo përfshin detyrimin e të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e kaluara të dialogut”.

Uji Dea

Këto komente Borrell i bëri pas takimit jo formal të zhvilluar në New York me ministrat e Jashtëm të BE-së.

Borrell theksoi se ministrat shprehën shqetësim për mungesën e zbatimit të marrëveshjes për normalizim, derisa shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për të dhe emisarin Lajçak.

“Ministrat shprehën mbështetje të fortë për Përfaqësuesin e Lartë për lehtësimin e dialogut dhe për Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak. Shprehën shqetësimin për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Normalizimi është një proces, është një rrugë, dhe është zbatim”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.