Boronicat e kuqe kundër baktereve

Të pasura me antioksidues, boronicat janë aleatë në luftën kundër plakjes, si dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe reumatoide, diabet dhe kancerin. Pos kësaj, hulumtimet tregojnë se përbërësit nga kjo pemë parandalojnë depërtimin e baktereve në traktin urinar, fshikëz dhe veshkë.
E nëse tashmë kanë depërtuar në organizëm, lëngu nga boronicat e kuqe parandalon ngjitjen e tyre për muret e traktit urinar dhe më lehtë hidhen jashtë përmes urinës. Kokarrat e vogla me ngjyrë të kuqe sidomos luftojnë bakterin “E-coli”, një nga bakteret më të shpeshta. Ekspertët theksojnë se boronicat e kuqe janë shumë efikase edhe kundër “Helicobacter pylori”, që është përgjegjëse për shfaqjen e të thatit në lukth.
(Kosova Sot)