FITORJA

“Boroci Ndërtim” fitues i turnirit të ditës së çlirimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan -Para qindra simpatizantëve kamenicas të futbollit, në fushën e Gjimnazit “ Ismajl Qemali” është zhvilluar finalja e turnirit në futboll të vogël për nderë të 18 qershorit-Ditës së Çlirimit të Kamenicës.

Ndeshjen e finales e përcolli edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli me bashkëpunëtor

Në finale janë ndeshur dy ekipet më të mira : “ Gladiatori ” dhe “Boroci Ndërtim”. Këtë vit në turnirë ishin paraqitur 21 ekipe, ku shumica e ekipeve ishin nga komuna e Kamenicës, por pati edhe nga komuna tjera të Kosovës. Lojën e bukur dhe fer që e treguan ekipet, i bënë që shikuesit të jenë të kënaqur me finalen .

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë ,1-1. Po ashtu edhe në pjesën e dytë të dy ekipet shënuan nga një gol, kështu që loja e rregullt përfundoi me rezultat baras 2-2. Epilogun e finales e vulosi pjesa e parë shtesë, kur ekipi ,”Boroci Ndërtim” kaloi në avantazh duke ndryshuar rezultatin 3-2, të cilin rezultat me sukses e mbrojti gjerë në fund.

Uji Dea

Drejtoria e Kulturës për ekipet më të mira kishte përgatitur disa shpërblime .Vendi i parë i takoi “ Boroci Ndërtim” kupa dhe 1500 euro, mirënjohje dhe nga një medalje për secilin lojtarë. Ndërsa,vendi i dytë i takoi ” Gladiator-it” të cilët u shpërblyen me kupë, mirënjohje dhe nga një medalje , vendit të tretë i takoi ekipit “ Terminali” dhe mirënjohja.

Lojtari më i mirë i këtij turniri u shpall Mevludin Hyseni, nga ekipi i” Gladiator-it” , ndërsa portieri më i mirë u shpall Fitim Lakna nga ekipi ”Boroci Ndërtim” , mirënjohja i takoi ekipit “ Kalja” nga Kopernica, për lojën fer plej.

Mirënjohjet u shpërndan nga Kryetari i komunës Shaip Surdulli dhe drejtori i drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport Faton Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.