UBT

Borghezio: Shqipëria vendi i bukur, po t’i heqësh banorët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mario Borghezio, deputet italian në Parlamentin Evropian ka lëshuar vrer ndaj shqiptarëve. Anëtari i Ligës së Veriut gjatë një interviste me 12 maj në Radio24 në programin “La Zanzara”.

Borhezio e ka nisur deklaratën për Shqipërinë me fjalët: “Ky vend i botës së tretë që ndodhet përtej Adriatikut”. Duke u nisur nga skandali i diplomimit të djalit të Bosit në Tiranë, ai nuk humb rastin për të sulmuar, jo Bosin por shqiptarët.

“Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm. Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin.
Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile. Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndë, ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin”.

FIDANISHTJA

Kjo është fyese për 500 mijë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, por edhe për të gjithë qytetarët e territorit të Shqipërisë. Një eurodeputet që sulmon një vend që pretendon të marrë statusin e vendit kandidat.

Borghezio e mbyll deklaratën me fjalët: “Shqipëria nuk bën pjesë në bashkimin evropian, ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”.

Në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë kundër Borghezios, ku kërkohet largimi i tij nga Parlamenti Evropian. /La Repubblica/Shekulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.