RCCOLA

Bordi i KEK-ut nuk ia ‘var’ Qeverisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut nuk e ka marrë seriozisht kërkesën e Komisionit Qeveritar për Ndërmarrjet Publike për shkarkimin e drejtorit menaxhues të kësaj kompanie, Arben Gjukaj. Kërkesa e Bordit i është bërë më 15 mars, mirëpo që nga ajo kohë ata nuk e kanë marrë mundin të marrin ndonjë vendim përfundimtar rreth kërkesës për shkarkimin e Gjukajt.

Qeveria e Kosovës kërcënon Bordin se në rast se nuk miraton kërkesën për shkarkimin e Gjukajt, atëherë do të shkarkohet edhe Bordi. Pas vendimit të Komisionit Qeveritar për Ndërmarrje Publike, bordi i KEK-ut është mbledhur një herë për të shqyrtuar këtë vendim, ku i kanë bërë disa vërejtje raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE-së, në bazë të të cilit edhe është bërë kërkesa për shkarkimin e Gjukajt.

Mobi Casa

Me këtë rast ata kanë kërkuar një raport përfundimtar nga ZRRE-ja. Gëzim Baxhaku, këshillat në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka pohuar për gazetën “Tribuna” se nuk ka asnjë arsye që Bordi të mos e shkarkojë Gjukajn pasi që shkeljet në faturime tashmë janë konstatuar me raportin përfundimtar edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Pas kërkesës për shkarkimin e Gjukajt, Bordi i Drejtorëve ka kontestuar të gjeturat në raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të cilat ishin bazë për vendimin e Komisionit Ndërministror. Zyra e Rregullatorit ka dalë me raportin definitiv në të cilin konfirmohen gabimet dhe shkeljet te cilat ishin bazë për të kërkuar shkarkimin e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut. Pas këtyre sqarimeve Komisioni Ndërministror pret nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut që të respektojë kërkesën e tyre”, ka thënë ai. /Indeksonline/