Fundamenti

Bordet politike të Imet Rrahmanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ndonëse kishte edhe një vit mandat për të udhëhequr Bordin për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (BEVP) në Ministri të Shëndetësisë, psikiatri Jusuf Ulaj është njoftuar nga stafi i ministrit Imet Rrahmani se më nuk do ta udhëheqë këtë Bord. E njëjta gjë, sipas Jusuf Ulajt, ka ndodhur edhe me shumicën e anëtarëve tjerë të këtij bordi.

Megjithëse thotë se nuk janë shfuqizuar fare vendimet paraprake, ministri Rrahmani, vetëm ka emëruar anëtarët e rinj të këtij Bordi.

Uji Dea

Jusuf Ulaj, ish-drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thotë se prej Bordit të mëparshëm nëntanëtarësh, në këtë të riun ka mbetur vetëm një anëtar nga përbërja e kaluar. “Të gjithë të tjerët jemi larguar ndonëse kishim mandat edhe një vit, siç është e precizuar edhe me Udhëzimin Administrativ 01/2013”, thotë psikiatri Jusuf Ulaj./zeri/