RCCOLA

Borchardt: Gjykatësit shqiptar në veri kur të arrihet marrëveshja në Bruksel

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Gjatë vizitës së shefit të EULEX-it bërë Gjykatës Themelore në Gjilan të vetmin koment që e bëri pas insistimit të gazetarëve ishte ajo rreth angazhimit te gjyqtarëve shqiptarë në veri. Ai tha se gjykatësit shqiptarë në veri të Mitrovicës do të angazhohen kur të arrihet marrëveshja në Bruksel. Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan tha se nga shefi i EULEX-it ka kërkuar shtimin e gjykatësve vendor.

Bernd Borchardt shef i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), të enjten e ka vizituar Gjykatën Themelore të Gjilanit ku është pritur nga kreu i saj Zyhdi Haziri. Takimi Haziri- Borchardt është mbajtur me dyer të mbyllura.

Borchardt edhe pas takimit nuk ka folur as për qëllimin e vizitës dhe as për bisedën me kreun e Gjykatës. Të vetmin prononcim që e dha shefi i EULEX-it ishte në pyetjen e gazetarwve se kur do të angazhohen gjykatësit shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës, pa praninë e EULEX-it. Borchardt ndërkaq tha se gjykatësit shqiptarë në veri do të angazhohen vetëm kur të arrihet marrëveshja në Bruksel.

Pastaj Borchadt së bashku me Hazirin ka vizituar sallat e Gjykatës dhe është njoftuar me kushtet e punës.

Hidromorava

Ndërsa Zyhdi Haziri pas largimit të shefit të EULEX-it ka folur për qëllimin dhe rëndësinë e takimit. “Interesim i veçantë i shefit të misionit të EULEX-it, ka qenë bashkëpunimi i vendorëve me gjyqtarët e këtij misioni dhe se ai ka thënë se kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë deri në vitin e kaluar, kohë kur gjyqtarët e EULEX-it tashti janë mobil dhe marrin pjesë vetëm në raste të caktuara”.

Sipas Hazirit, në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka një numër shumë të vogël të lëndëve që udhëhiqen nga gjyqtarët e EULEX-it. Ai është interesuar edhe për kushtet në të cilat vepron gjyqësori i Gjilanit, sikurse edhe për objektin e ri të Gjykatës Themelore të Gjilanit, i cili pritet që brenda muajit të lëshohet në përdorim dhe ku përpos kushteve më të mira për gjyqësorin dhe stafin administrativ edhe shërbimet për qytetarët do të jenë shumë më të mira.

“Kemi nevojë për rritjen e numrit të gjyqtarëve vendorë, kërkesë e cila i ishte bërë edhe Këshillit Gjyqësor, kurse gjyqtarë të EULEX-it ka që vijnë mjaftueshëm në Gjilan, ngase në rajonin e Gjilanit vepra penale që kanë të bëjnë me natyrë të veprave të rënda, siç janë krime lufte, terrorizëm e vepra të tjera të rënda janë të pakta”, ka thënë Zyhdi Haziri, sipas të cilit për gjyqtarët e EULEX-it në Gjilan nuk ka edhe aq shumë punë. “Nuk themi që ka tepër gjyqtarë të EULEX-it e nuk themi as që ka pak, por ata që vijnë janë të mjaftueshëm dhe asnjë nuk janë këtu, por janë ekipe mobile dhe vijnë sipas nevojës” tha Haziri./rajonipress/