United Hospital

Borchardt: Dhuna ndaj grave dhe vajzave është krim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Femrave, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, ka deklaruar se “fushata mbarë botërore e zhvilluar këtë vit, përmes së cilës theksohet dhuna kundër femrave, është mundësi për të reflektuar mbi përparimin e arritur, por edhe për të parë se sa duhet bërë për ta fuqizuar më tej përkushtimin ndaj të drejtave, paqes, dhe barazisë së femrave”.

Borchardt ka thënë se Misioni i EULEX-it e mbështetë Kosovën drejt ndërtimit të institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë për mbrojtjen e grave dhe vajzave prej dhunës dhe diskriminimit.

“EULEX-i aktualisht është i përfshirë në më shumë se dhjetë raste të hetimeve dhe të ndjekjeve penale të veprës së dhunimit, si krim lufte, dhe gjithashtu ai i ofron këshilla dhe mbështetje institucioneve të Kosovës në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, ka thënë Borchardt.

Uji Dea

“ Institucionet e Kosovës duhet të përgëzohen për krijimin e kornizës juridike për mbrojtjen e femrave, në veçanti, përmes caktimit të Koordinatorit Kombëtar kundër Dhunës në Familje, dhe për miratimin e procedurave standarde për mbrojtjen nga dhuna në familje. EULEX-i i mbështetë institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre për ngritjen e pjesëmarrjes së femrave që punojnë nëpër institucionet e sundimit të ligjit: pjesëmarrja më e madhe e femrave brenda strukturave të tyre është tejet e rëndësishme për reagimin ndaj kërcënimeve të sigurisë së femrave që janë viktima të dhunës gjinore”, ka thënë shefi i EULEX-it.

“Dhuna kundër grave dhe vajzave është krim si dhe shkelje e të drejtave të njeriut, e cila e prekë çdo shoqëri në mbarë botën. Shoqëritë në të cilat ka më pak dhunë kundër femrave janë dëshmuar si më të drejta, më stabile dhe ekonomikisht më të suksesshme. Thënë shkurt, trajtimi i dhunës kundër femrave nënkupton investim në të ardhmen e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e shefit i EULEX-it, Bernd Borchardt, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Femrave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.