United Hospital

Borchard: Nuk dëshirojmë të largohemi pa i kryer punët tona

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchard, deklaroi se vendimi për përfundimin e mandatit të misionit që ai drejton, do të rregullohet me një marrëveshje që do të mund të arrihej ndërmjet Brukselit, me rekomandimet teknike të EULEX-it, të 28 vendeve anëtare të BE-së dhe Kosovës.

Ai në një intervistë për Radio Kosovën theksoi se nuk dëshirojnë të largohen pa i kryer punët.

FIDANISHTJA

“Unë vazhdoj të mendoj se kemi marrëdhënie shumë të mira me Qeverinë e Kosovës. Jemi duke diskutuar për shumë çështje që kanë të bëjnë me mandatin tonë, me çështjen e kompetencave, çështjet ligjore. Prandaj, mendoj që këto zhvillime nuk kanë ndikuar në marrëdhëniet tona. Sa i përket çështjes së krimeve të luftës, ne i kemi zgjidhur 20 raste, të kryera pjesërisht kundër shqiptarëve, pjesërisht kundër serbëve. Ligjet e Kosovës nuk e parashohin që ju mund ta gjykoni dikë në mungesë, prandaj kjo kufizon që të fillohet me gjykimi i dikujt që është jashtë vendit, e që nuk është ekstraduar, p.sh. dikush që jeton në Serbi. Por, në anën tjetër, ne kemi bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Krimeve të Luftës në Serbi”, tha ndër të tjera, Borchard. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.