RCCOLA

Borchard: Krijimi i Tribunalit, tregues se Kosova nuk ka frikë nga drejtësia

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt në një intervistë për RTK, ka thënë se krijimi i Gjykatës speciale për hetimin e krimeve në luftën e fundit në Kosovë, nuk është duke u bërë për ish – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në veçanti apo me qëllim të prishjes së historisë.

Borchard ka theksuar se ky proces është i përqendruar në individë.

“Nuk përqendrohet në vetë vendin ose në ushtrinë, në UÇK-në. Historia nuk mund të rishkruhet, historia dihet dhe faktet janë të njohura”, ka thënë Borchard.

Hidromorava

Ai gjatë intervistës ka potencuar se krijimi i kësaj gjykate është i domosdoshëm, duke e parë të arsyeshme që të bëhet rizbulimi nëse gjykata mund t’i hedh poshtë pretendimet e ngritura nga Dick Marty, apo, sipas tij, nëse gjykata do t’i shpallë individët fajtorë për krimet e supozuara.

Borchard ka thënë se krijimi i kësaj gjykate tregon se Kosova nuk i frikësohet asaj dhe se, sipas tij, jep sinjale shumë të fuqishme pozitive për Bashkësinë Kombëtare. /RTK/Telegrafi/