FIDANISHTJA

BONEVET Kamenica, hap dyert zyrtarisht

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Qendra BONEVET është hapur zyrtarisht në Kamenicë.Në hapjen zyrtare morën pjesë kryetari Qëndron Kastrati, themeluesi i BONEVET Vllaznim Xhiha, drejtoresha e qendrës BONEVET në Kamenicë Lejla Leci, përfaqësues të GIZ-it, si dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Kryetari Kastrati duke uruar për hapjen e BONEVET, ka thënë se është i lumtur që ka përkrahur një qendër e cila ofron aktivitete të shumta për fëmijët.

“Jam i lumtur që kemi përkrahur këtë projekt që edhe një komunitet i vogël si Kamenica ta ketë një qendër të tillë. Fëmijët nuk do të ndihen të anashkaluar në raport me fëmijët që jetojnë në qytete më të mëdha, pasi që tani aktivitete të ndryshme do të kenë në këtë qendër”, u shpreh ai.

Edhe themeluesi i BONEVET, Vllaznim Xhiha tha se uron që kjo qendër të ketë suksese, dhe fëmijët të përfitojnë nga aktivitetet.

ARKATANA

Ndërsa drejtoresha e qendrës BONEVET në Kamenicë Lejla Leci, tha se uron që çdo qytet ta ketë fatin për një hapësirë të tillë.

“Urime komunitetit të Kamenicës. Urojmë që çdo qytet të ketë fatin për një hapësirë të tillë”, theksoi ajo.

Ndryshe organizata GIZ ka mbështetur financiarisht hapjen e një qendre të tillë në Kamenicë.

Kujtojmë që gjatë fazës pilotuese BONEVET ka organizuar një kamp me 19 nxënës dhe dy klasa me 16 nxënës. Kjo ka ndihmuar që BONEVET Kamenica të vazhdoj aktivitetin e vet të rregullt me 8 klasa në ciklin nëntor-dhjetor, pjesë e të cilave janë 65 nxënës krijues e entuziast./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.