UBT

Bombardimi i caqeve serbe nga NATO dhe ndryshimi i paradigmës botërore për mbrojtjen e popullatës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ramadan Qehaja – Me 24 Mars 2019 bëhen 20 vite nga fillimi ibombardimeve të caqeve ushtarake e policore serbe, të organizuara dhe të udhehequra nga NATO-ja. Njëoperacion ajror i përmasave të medha, edhe pse pa vendim të KS të OKB-së, u bë kryekeput për shkaqe humanitare, përkatësisht për ta ndërprerë gjenocidin dhe spastrimin etnik të kryer nga regjimi i Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky intervenim vendosi një standard të ri i cili njihej nëkonceptin e “përgjegjësisë për të mbrojtur” në tëcilën të drejtat e njeriut nuk duhet të abuzohen nën petkun e sovranitetit të shteteve por se çdo shkelje kolektive e tyre duhet të ngërthejë ndërhyrjen ndërkombëtare. Kosova e kishte fatin që ky koncept të aplikohej dhe ku rasti i saj u morr si model i njëintervenimi të suksesshëm në funksion të të drejtave univerzale të njeriut.

Për të eliminuar një katastrofë humanitare, bashkësia ndërkombëtare përdori si tryesni diplomacinë e quajtur “fluturuese”, apo ndryshe quhej edhe diplomaci shtrënguese, në ç’drejtime duhet permendur posaçerisht angazhimin e diplomatit te rryer amerikan, tani më të ndjerin Richard Hollbruk.Gjithsesi se masakrat serbe ndaj civilëve shqiptar nëshumë lokalitete të Kosovës e në veçanti masakra e Reçakut, e cila u definua me të drejtë si krim kundër njerëzimit nga Ëilliam Ëoker, pati jehonë të madhe në qarqet politike e diplomatike ne botë. Këto krime dhe represioni shtetëror serb përbënin indikator të njëkrimi ende më masiv i cili do të mund tëparandalohej vetëm më ndërhyrje ushtarake, pasi qëmjetet konvencionale diplomatike nuk kishin dhënëefekt.

Rikujtojmë se për këtë tani më filluan përgatitjet e këtij operacioni ajror dhe me shumë vështirësi u morr pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s.Arritja e konsensusit brenda NATO-s ku hezitimet e disa shteteve vetëm se ishin dal në pah, përbënte njëfitore të llojit të vet për vendim-marrjen e kësaj organizate. Pastaj filloi vëzhgimi i terrenit, përkatësisht vlerësimi dhe identifikimi i caqeve serbe ne ç’drejtime ndihmesë të madhe dhanë edhe shtabet dhe komandat e UÇK-së.

FIDANISHTJA

Në fillim u mendua se operacioni ajror i NATO-s nëkrye me SHBA-në do të zgjas nje kohë te shkurtër.Perkundrazi, ky operacion i bombardimeve nga ajri i caqeve serbe do të zgjasë plot 78 ditë dhe atë pa ndërhyrjen e forcave tokësore të NATO-s, e qënënkuptonte një ndër rastet e rralla në doktrinën ushtarake kur fitohej lufta pa dislokimin e forcave tokësore. Kuptohet se gjatë bombardimeve sikur u shtuan zërat që ky operacion të ndërpritet për njëkohë e që koicidonte me kërkesën e regjimit tëatëhershëm serb. Por ishte komandanti suprem iforcave të NATO-s, gjenerali amerikan Klark, i cili me vlerësimin e situatës kerkoi me ngulm qe kjo ndërprerje mos të ndodh sepse ateherë do të krijohej një situatë edhe më e komplikuar politike por edhe ushtarake.

Me një fjalë, ky operacion shumë i madh ajror mundësoi kapitullimin e forcave ushtarake e policore serbe, e që u kurorizua me nënshkrimin e marrëveshjes se qershorit 1999 te Kumanovës, duke u krijuar kushtet e volitshme për nderhyrjen e forcave tokësore të NATOs në tërë territorin e Kosovës dhe dëbimin e forcave të mbetura serbe. Si rezultat, një mrekulli e paparë e kthimit të më tepër se një milion qytetarëve shqiptar nga Maqedonia,Shqiperia dhe vendet tjera e qe ishin te dëbuar me forcë nga trojet e veta. Keshtu që ne saje tëorganizimit dhe luftës së pandërprerë të UÇK-s per çlirimin e vendit, ndërhyrjes se jashtëzakonshme të botës demokratike, Kosova tani eshte shtet sovran dhe demokratik.

Shënimi i dy dekadave të fillimit të bombardimeve te caqeve ushtarake e policore serbe nga NATO,gjithsesi se ka rëndësi historike për popullin shqiptar te Kosovës si dhe për një rend ndërkombëtar i bazuar në vlera univerzale njerëzore. Ai duhet të rikujtohet dhe transmetohet tek gjeneratat e reja si udhërrëfim i kurorëzimit të sakrificave tona me një operacion ushtarak më qëllim hyjnor: atë të përgjegjësisë kolektive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo që ato shkelen. Përderisa komponenta ushtarake e këtij operacioni të madh sigurisht se do të vazhdoj të studiohet nga departamente dhe qendra të ndryshme kërkimore. Rasti i Kosovës do të vazhdoj të mbizotëroj së studiuari për të mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.