Eko Higjiena

Bolton: Tani është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të gjata dhe të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje”, shkroi Bolton në Twitter, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ndihmojnë të dyja palët të arrijnë këtë qëllim historik”, shtoi ai.

Mobi Casa

Thaçi po ashtu shprehu optimizëm pas takimit, duke e falënderuar Boltonin për, siç tha, “mbështetjen e plotë që Kosova ka hasur në këtë administratë”.

“U pajtuam se ekziston një shans historik në dialog (v.j. midis Kosovës dhe Serbisë) i cili nuk duhet të humbet nga dy shtetet. Kjo i mundëson Kosovës anëtarësimin në NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, shkroi Thaçi në Twitter.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.