Bolevci bëhet me shkollë të re

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në fshatin Bolevc është përuruar shkolla e re dhe një hapësirë për ambulancë të fshatit.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me Drejtorin e DAK-ut Adem Abazi, Kryesuesen e Kuvendit Shefkije Mehmeti dhe Shefen e zyrës komunale për Komunitete dhe kthim Jasmina Deniq morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës së re të fshatit Bolevc, fshatë ky i cili me procesin e decentralizimit ka kaluar nga Komuna e Kamenicës në Komunën e Novobërdës.

Me këtë rast në praninë e qytetarëve, prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve të këtij fshati i cili është i populluar me banorë të komunitetit serb Bajrush Ymeri tha se fshati juaj ka pasur një rrugë shumë të dëmtuar dhe kjo tani më është rregulluar . “Gjatë një vizite që bëra më herët tek ju e pashë që edhe shkolla dhe ambulanca ishin në të njëjtin objekt dhe ishin para shkatërrimit. Kjo ishte shumë shqetësuese për ne dhe natyrisht ne vepruam shpejt dhe ju sot keni edhe shkollën e re e po ashtu edhe hapësirën për kontroll mjekësore “ tha Ymeri.

Hidromorava

Ymeri ka uruar që nga kjo shkollë e re dhe nga kjo vatër diturie të dalin vazhdimisht nxënës të mirë që nesër mund të japin kontributin e tyre në komunën ku ata gravitojnë.

Edhe drejtori i Arsimit Adem Abazi tha se nuk ka qenë e lehtë për ne të ndërtojmë shkollë me buxhetin tonë të vogël që e kemi, por ne ishim të vendosur dhe e ndërtuam. “Ju do ta keni përkrahjen tonë gjithmonë dhe kurdoherë që ju keni nevojë ne do të jemi me ju”.

Në emër të banorëve, nxënësve dhe arsimtarëve u shprehi mësuesi i kësaj shkolle Negovan Vasiq i cili tha se me të vërtetë kemi pasur nevojë për këto investime dhe ju jemi mirënjohës. /rajonipress/