Fundamenti

Boksierët profesionistë pretendojnë se janë më të suksesshmit ndër sportistët shqiptarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Haxhi Krasniqi ishte kampion i Evropës në boksin profesionist. Ai tani mban titullin “WBO International”, ndërsa më 16 mars do të boksojë për titullin e kampionit të botës, në kategorinë gjysmë të rëndë të versionit WBO.

Nuri Seferi është kampion i Evropës në boksin profesionist. Ai mban titullin evropian të versionit WBO në kategorinë kruzer.

Titujt që mbajnë, ata që kishin e ata që i synojnë si edhe sukseset e mëhershme të boksierëve shqiptarë në nivelin profesionist ka bërë që Krasniqi e Seferi të vlerësojnë se boksierët profesionist janë më të suksesshmit ndër sportistët shqiptarë. Sipas tyre sukseset që kanë boksierët shqiptarë të nivelit profesionist nuk i kanë sportistët shqiptarë që garojnë në sporte tjera.

FITORJA

“Unë besoj se ne shqiptarët në boks kemi potencial të madh. Nuk di sport tjetër ku shqiptarët janë të suksesshëm si në boksin profesionist”, ka thënë Haxhi Krasniqi. Ai në boksin profesionist njihet edhe me emrin Robin.

Krasniqi 25-vjeçar aktualisht vlerësohet boksieri më i suksesshëm shqiptarë. Ai në profesionizëm ka 39 fitore e dy humbje. 15 fitore i ka arritur me nokaut. Krasniqi përfaqëson Gjermaninë, vend në të cilin edhe jeton. Ai më 16 mars në Londër përballet me kampionin e botës të kategorisë gjysmë të rëndë të versionit WBO, uellsianin Nathan Cleverly.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.