ARKATANA

Boksi, krenaria e sportit gjilanas

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sporti gjilanas edhe përkundër aktiviteteve të shumta të klubeve, disa vite të fundit nuk kanë arritur rezultate të pritura. E vetmja degë e sportit gjilanas që është duke shkëlqyer është boksi, që disa vite të fundit në përmbledhje të fundvitit të Komunës së Gjilanit, anëtarët e saj gjithnjë gjenden në krye të sukseseve dhe që është mburrje për këtë komunë.

Liridon Zeqiri, boksier i klubit të qytetit nga Gjilani, është hera e tretë që shpallet ndër sportistët më të mirë të komunës dhe hera e katërt që shpallet boksieri më i mirë në boksin kosovar.

Liridoni me boks kishte filluar të merret që në moshën e re dhe i kujtohet mirë meçi i parë që kishte në Vushtrri, pas dy viteve ushtrime intensive. Dhe nga kjo ditë, Liridoni këtij sporti fisnik i përkushtohet me tërë qenien e tij. Deri me tani Liridoni ka zhvilluar 78 duele me kundërshtar nga më të ndryshmit dhe shumicën e tyre i ka fituar. Në shumë turne në të cilat ka marr pjesë Liridoni ka dal fitues dhe është shpallur më i miri në ato gara, derisa vlen të përmendet viti 2011, në turneun e njohur që është mbajtur për nder të komandantit legjendar Adem Jashari, është shpallur boksieri më i mirë në një konkurrencë të fortë dhe një vit më vonë në turneun e njëjtë është shpallur tekniku më i mirë.

Liridoni nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi sipas fjalëve të tij si synim të ardhshëm e ka kampionatin evropian dhe atë botëror që do të mbahen në këtë vit. Ky boksier e di se do `i nevojitet punë e madhe për të arritur në majet e këtij sporti dhe për të arritur këtë qëllim ai ushtron nga dy herë në ditë, por ajo që e pengon jo vetëm këtë sportist, por edhe shumë sportist të tjerë kosovar, janë kushtet e vështira për punë, të cilat ndikojnë shumë në përgatitjet e një sportisti.

Liridoni thotë për rajonipres se mungojnë mjetet kryesore për punë dhe çdo gjë duhet të improvizohet, gjë që ndikon negativisht. Prandaj apelon te të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë boksit gjilanas, të plotësohen kushtet elementare për stërvitjet e të rinjve, të cilët janë të shumtë që dëshirojnë të merren me këtë sport.

FIDANISHTJA

Sporti i boksit në Gjilan ka edhe një përfaqësuese në konkurrencën e femrave, e kjo është Fatlume Ahmeti, e cila në komunën e Gjilanit është shpallur më e mira në konkurrencën e femrave.

Ajo me punën e saj ka arritur të kthehet nga shumë turne me medalje dhe suksesi më i madh i saj ishte pozita e tretë tash së fundi në Poloni dhe në gjysmëfinale ka humbur nga kampionia evropiane, e cila në fund ka zënë edhe vendin e parë. Një pengesë e madhe për Fatlumen është se në Kosovë nuk ka boksiere tjetër të kësaj kategorie me të cilën do të ndeshej më shpesh dhe për këtë i duhet që vetëm kur del jashtë Kosovës të boksoj, që është një hendikep për këtë boksiere të talentuar.

Boksi gjilanas në të kaluar ishte çerdhe nga kanë dalë shumë boksier të njohur dhe tash ata me plotë sukses po arrijnë që punën e tyre ta vazhdojnë si trajner, ku pa përtesë dhe pa asnjë kompensim material, dëshirojnë që dijen e tyre të fituar ndër vite ta shpalosin te të rinjtë e Gjilanit, që nuk janë të pakët që dëshirojnë të merren me ketë sport. Për rezultatet kulmore që arritën sportistët gjilanas në boks ka shumë njerëz që kanë merita, por ndër më të merituarit është trajneri Rexhep Jahiu, i cili arriti që Liridonin dhe Fatlumen t’i shndërroj në sportist kulmor.

Trajneri Jahiu shprehet se është kënaqësi të punohet me të rinjtë e Gjilanit, e në veçanti me Liridonin dhe Fatlumen, pasi çdo detyrë të dhënë e marrin me seriozitetin më të madh. Ai beson dhe shpreson se në radhët e klubit ka edhe disa boksier të rinj, të cilët jo shumë larg do të dëgjohet për ta.

Megjithatë, Jahiu apelon për ndihmë më të madhe këtij sporti, pasi sipas tij me një ndihmë të vogël do t’i plotësonin kushtet elementare për ushtrime normale të këtyre të rinjve, i cili në fund falënderon Abaz Sylën, i cili qe pesë vite për boksierët gjilanas sjellë rekuizita sportive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.