UBT

Bogujevci: Kam pasur luftë me Serbinë shumë kohë para se të hyja në politikë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, sërish reagoi ndaj disa vlerësimeve në adresë të saj, duke vënë në dukje kontributin e vet dhe të familjes së saj në përballje me Serbinë, qysh para se të inkuadrohej në jetën politike, raporton Ekonomia Online.

“Kam luftuar me Serbinë prej kur kam qenë fëmijë. Shumë kohë para se të hyja në politikë unë kam pasur luftë me Serbinë. Vetëm se jemi viktima të luftës, s’do të thotë që ne nuk e kemi mendjen tonë, nuk dimë asgjë. Edhe ne kemi mendim, mundemi mos me u pajtuar me njëri-tjetrin, por dimë diçka. Fjala jonë ka peshë”, tha Bogujevci paka para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

UBT

Kjo deklaratë pason debatin nga distanca të deputetes Bogujvci me gazetarin Ilir Mirena, në qendër të të cilit ishte një fotografi e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilën Mirena e ka shoqëruar me një përshkrim ironik, duke e cilësuar atë si “gjynah” dhe duke i përmendur shpenzimet e mëdha për dreka dhe darka gjatë vitit të kaluar në zyrën e tij.

“Doket kështu si gjynah, që veç përshesh han, ama veç vjet në zyrën e tij i ka rras nja 112 mijë euro dreka e darka, e kaftjalla…”, shkroi Mirena./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.