GRANDEMALL

Bogdanoviq: Lirimi i Limajt “skandaloz”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Beograd – Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për të liruar Fatmir Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij është “skandaloz dhe poshtërues për viktimat”.

“Vendimi i trupit të përzier gjyqësor në Prishtinë tregon se gjyqësori në Kosovë nuk funksionon në baza të drejtësisë, por në baza të parimit etnik. Ky vendim i padrejtë është dëshmi e qartë se krimet e kryera ndaj serbëve në Kosovë, nuk ndëshkohen dhe se kryerësit e tyre promovohen si heronj kombëtarë”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Mobi Casa

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm të akuzuarit e rastit “Kleçka”: Fatmir Limajn, Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën dhe Naser Krasniqin.

Prokuroria ka akuzuar Limajn dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.
Gjashtë të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat e aktpadisë më 30 mars./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.