FIDANISHTJA

Bogdani refuzon Leccen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nuk do të jetë Lecce destinacioni i ardhshëm i Erjon Bogdanit. Sulmuesi shqiptar deklaron se nuk do të bashkohet me skuadrën puljeze që militon në Lega Pro dhe pas tre javëve të para mbetet në vendin e fundit me asnjë pikë. Bogu kërkon rikthimin te Siena në Serie B, skuadër nga e cila u largua vetëm pak muaj më parë për shkak të përfundimit të kontratës.

Në një intervistë për faqen e specializuar, TuttomercatoWeb, sulmuesi i kombëtares e pranon se i ka bërë një kërkesë klubit toskan dhe tashmë është në pritje të përgjigjes zyrtare. Në lidhje me skuadrën e Lecces ai nuk e bind hipoteza për të luajtur në Lega Pro edhe pse skuadrën puljeze e vlerëson shumë, ashtu si edhe sulmuesin e saj Fabrizio Miccoli.

UBT

Fjalë të qarta nga ana e shtatlartit kuqezi që i mbyll përfundimisht derën shoqërisë verdhekuqe. Por ndërkohë që Bogdani lëshon sinjale ndaj shoqërisë toskane, një lajm i keq vjen për të.

Drejtori sportiv i Sienas, Stefano Antonelli thekson se 36-vjeçari nuk do të rikthehet. Për shkak të mungesës së një skuadre, Erjon Bogdani nuk u grumbullua as nga trajneri i kombëtares, Gianni de Biassi në dy ndeshjet eliminatore kundër Sllovenisë dhe Islandës dhe nëse e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë e paqartë, ai rrezikon edhe dy sfidat e fundit ndaj Zvicrës e Qipros.(supersport.al)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.