Eko Higjiena

Bogdani, i 24-i në listën e pjesëmarrjeve të të huajve në Itali

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Gazeta italiane “Panorama” ka publikuar një listë të numrit të ndeshjeve që futbollistët e huaj kanë zhvilluar në Itali. Në këtë listë ka rënë në sy edhe emri i sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani, që është renditur i 24-i, me 253 ndeshje të zhvilluara në kampionatin italian, duke përfshirë Serinë B dhe Serinë A.

Listën e kryeson ka-piteni i Interit, Havier Zaneti, me 590 ndeshje në total, i ndjekur nga portieri Sebastian Frei (446 ndeshje) dhe nga ish-fantazisti i Milanit, Klarens Sedorf, që luajti plot 369 në Itali.

Por bomberi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani pritet ta përmirësojë këtë renditje, pasi pretendon që për të paktën edhe një sezon të luajë në kampionatin italian, qoftë edhe në Serinë B, edhe pse kohët e fundit ka pasur një ofertë në Dubai.

ARKATANA

Kujtojmë që Bogdani ka ndërruar 8 skuadra në kampionatin italian, duke filluar me Rexhinën, Salernitanën, Veronën, Kievon, Livornon, Çezenën dhe së fundmi me Sienën, por që ishte një rikthim.

Numrin më të madh të ndeshjeve e ka zhvilluar me Sienën, 78, e ndarë në dy periudha, më 2005-07 dhe 2012-13, duke shënuar edhe më shumë gola për këtë ekip, 19 gola, aq sa ka edhe për Kombëtaren shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.