ARKATANA

Donat Rrudhani ka shënuar golin e parë këtë sezon me Luzernin në kampionatin zviceran

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Mesfushori kosovar Donat Rrudhani e ka gjetur golin e tij të parë në këtë edicion të ri të garave me fanellën e Luzernit në Superligën e Zvicrës.

Luzerni luajti baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Laussannes në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit zviceran.

25-vjeçari kishte gjetur golin në minutën e 30-të duke shënuar për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve në vetëm 2-1.

Eventualisht deri në përfundim të takimit Luzerni ia doli që të shënojë edhe një herë tjetër për të shpëtuar një pikë.

Uji Dea

Në anën tjetër tek mysafirët e Laussanes për 71 minuta u paraqit edhe sulmuesi Alban Ajdini i cili po ashtu ka realizuar gol.

Për Rrudhanin pra ky ishte goli i parë këtë sezon teksa ka edhe një asistim tjetër.

Kujtojmë se ai është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet që Kosova i luan në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë dhe Qipros gjatë muajit tetor./Telegrafi/